Veseli: Do ta luftojmë pa kompromis nepotizmin, më shumë shanse të barabarta për rininë dhe gratë

Aktuale

Veseli: Do ta luftojmë pa kompromis nepotizmin, më shumë shanse të barabarta për rininë dhe gratë

Nga: A.SH Më: 14 shtator 2019 Në ora: 22:00
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se, PDK-ja do të vazhdojë që ta përmirësojë pozicionin e grave dhe vajzave në shoqëri duke rritur pjesëmarrjen e tyre në vendim-marrje.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, me paratë që do të kursejmë prej çrrënjosjes së korrupsionit ne do të financojmë më shumë politika të veçanta inkurajuese për të fuqizuar ekonomisht gratë.

Postimi në Facebook:

I falënderova gratë dhe vajzat aktiviste të PDK-së në Gjilan që i janë bashkuar luftës sime kundër korrupsionit. Në mandatin e ardhshëm, PDK-ja do të vazhdojë që ta përmirësojë pozicionin e grave dhe vajzave në shoqëri duke rritur pjesëmarrjen e tyre në vendim-marrje.

Ne do ta luftojmë pa kompromis nepotizmin në mënyrë që të hapim sa më shumë shanse të barabarta për rininë dhe gratë. Me paratë që do të kursejmë prej çrrënjosjes së korrupsionit ne do të financojmë më shumë politika të veçanta inkurajuese për të fuqizuar ekonomisht gratë.

Shpërndajeni këtë postim nëse edhe ju e konsideroni të rëndësishme përmirësimin e statusit të grave e vajzave në Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat