Limaj: Disa s’janë ta gatshëm për t’u bërë kryeministër, mes tyre, as Vjosa e Albini

Aktuale

Limaj: Disa s’janë ta gatshëm për t’u bërë kryeministër, mes tyre, as Vjosa e Albini

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 22:04
Fatmir Limaj

Kandidati për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate, Fatmir Lima ka thënë se janë disa kandidat për kryeministër që nuk janë të gatshëm për postin e për të cilin kandidojnë.

“Ka shumë poste që i kam refuzuar sepse nuk jam ndjerë i gatshëm t’i mbaj. Çështja e kandidaturës për Kryeministër nuk është lojë futbolli, duhet ta pyesësh veten se a je i gatshëm për të qenë kryeministër”, tha Limaj.

“Ajo që po du me thanë është se të drejtuarit një parti politike nuk do të thotë se je i përgatitun për me qenë kryeministër, nëse e ke një strukturë të gjërë të trashëguar, nuk dmth që drejtuesi është i gatshëm për të marrë rolin e kryeministrit. Ma merr mendja që Kosova duhet me nis me votu, jo kundër, ka një kohë të gjatë që votojmë kundër, nuk i lejojnë qytetarët të vendosin. Fushata është përjashtuese, vetëm për me e hjek dikë. Janë disa kandidat që ende nuk janë të gatshëm për postin e kryeministër”, tha Limaj.

Drejtuesi i emisioni insistoi që Limaj të fliste me emra, duke i thënë se ishte shumë i rezervuar në këtë pjesë, dhe e pyeti drejtpërdrejtë se për kë po fliste.

“Po flas edhe për kandidatin e Vetëvendosjes edhe për atë te Lidhjes Demokratike të Kosovës. Më së lehti tani për tani është të votohet Ramush Haradinaj.  Lehtë është që partia me t’i fitu zgjedhjet, dilni e fitoni vet. Sen ma të lehtë se me kritiku, sen ma lehtë se me fol për tjetrin nuk ka. Hajdeni dalim me një debat, të tregojmë çka dojmë me ba. Mos u fshihni pas partive, të dalim në duel. Të dalim para medieve, para jush, të dalim vet, jo përfaqësuesit e partive politike”, tha Limaj në Zona Zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat