Limaj: Për dy vjet si ministër kam asfaltuar rrugë gati sa janë kryer për 50 vjet

Aktuale

Limaj: Për dy vjet si ministër kam asfaltuar rrugë gati sa janë kryer për 50 vjet

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 22:06
Fatmir Limaj

Kandidati për Kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se në vitet e 90-ta kur ka qëndruar në Zvicër ka ëndërruar që projektet e atjeshme infrastrukturore që një ditë t’i shoh edhe në Kosovë.

Sipas tij kur ka qenë Ministër i Infrastrukturës nga viti 2008-2010 është angazhuar në përmirësimin e infrastrukturës në Kosovën e pavarur.

Limaj ka pohuar se kur e ka marrë detyrën e ministrit 98% e fshatrave në Kosovë të banuara nga mbi 50 shtëpi nuk kanë pasur qasje nëpër qendrat komunale.

“Deri në 2007 nga viti 1945 Kosova i ka pasë të asfaltuara 1 mijë e 560 kilometra rrugë, pra për 50 vjet. Nga viti 2008 deri 2010 janë asfaltuar 1 mijë e 262 kilometra rrugë i kemi asfaltuar”, ka thënë Limaj.

“Dilni dhe shikoni ato rrugë që janë ndërtuar në atë kohë. Tash pas 10 vjetësh mundohen të njëjtit të marrin vota në emër të rrugëve. E kanë thënë se projektet po i çon nëpër arat e veta, por tash e kanë kuptuar se infrastruktura është kyçe për zhvillimin ekonomik”.

“Ka pak projekte të mëdha që vendet kanë dhe që ideatorët e tyre iu kanë shkuar kokat”, është shprehur ai duke folur për realizimin e projekteve sa ka qenë ministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat