Vuçiq paralajmëron vazhdim të bisedimeve rreth Kosovës - Bota Sot
Vuçiq paralajmëron vazhdim të bisedimeve rreth Kosovës

Aktuale

Vuçiq paralajmëron vazhdim të bisedimeve rreth Kosovës

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 14:19
Aleksander Vuçiq

Do të kërkojmë emëruesin e përbashkët edhe me shqiptarët edhe me amerikanët në mënyrë që të sigurojmë paqen të përhershme nëse është e mundshme ka thënë presidenti i Serbisë Vuçiq, shkruan”Expreso” përcjell “Bota Sot”.

Ai ka thënë sot se pa marr parasysh se shkoi Xhon Bolton nga funksioni, do të vazhdoj të bisedoj me administratën amerikane në mënyrë q ëtë gjendet një emërues i përbashkët edhe me ata edhe me shqiptarët për të siguruar paqen e përhershme.

Në pyetjen si e komenton largimin e Bolton nga funksioni, kur dihet se bëhet fjalë për njeriun që ka mbështetur bisedat për përcaktim kufiri e ndarje të Kosovës, Vuçiq ka thënë se me te nuk ka pasur rast të takohet, por vetëm kanë biseduar me telefon.

"Ne serbëve na ka pëlqyer qëndrimi i tij rreth Kosovës dhe për atë nuk po kuptoj dike që shpreh gëzim edhe ëmbëlsi me faktin se ai më nuk është këshilltar për siguri kombëtare", ka thënë Vuçiq për gazetarët.

Vuçiq tha se është takuar me sekretarin shtetëror Majk Pompeo dhe Metju Palmer, përfaqësues i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

"Ata janë direkt përfaqësues të presidentit amerikan Tramp dhe Departamentit të Shtetit. Do të vazhdojmë të bisedojmë, fjala është për njerëz përgjegjës dhe serioz me të cilët nuk është lehtë të bisedohet dhe negociohet. Por po të ishte puna e jonë  e lehtë, njerëzit do garonin çdo ditë e jo një herë në pesë vite ", tha ai.

Do të kërkojmë emëruesin e përbashkët edhe me shqiptarët edhe me amerikanët në mënyrë që të sigurojmë paqe të përhershme nëse është e mundur ka përfunduar Vuçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...