Marigona (Gani) Geci, tmerr për armiqtë e Kosovës

Aktuale

Marigona (Gani) Geci, tmerr për armiqtë e Kosovës

Nga: D.RR Më: 15 shtator 2019 Në ora: 14:51
Gani Geci, Vjosa Osmani dhe Marigona Geci

Veprimtari Fatmir Bajraj, në një shkrim të tij për vajzën e Gani Gecit, Marigonën, që është edhe kandidate e LDK-së për deputete, ka thënë se ajo është frymëzim për kauzën nacionale dhe tmerr për armiqtë e Kosovës.

Si anëtare e familjes Geci, Bajraj shkruan se prezenca e saj në Kuvend të Kosovës, do të ishte nder dhe respekt.

Postimi i plotë:

Marigona Gani Geci !

Frymëzim për kauzën nacionale, tmerr për armiqtë e saj !

E pergaditur, e motivuar dhe e përkushtuar për komb & atdhe.

- Vjenë margaritari i Familjës së Bajraktarit të Llaushës,
- Perlë e vertetë dhe e jashtzakonshme e Drenicës heroike, dhe jo vetëm...!
- E bija e Heroit të gjallë, Gani Gecit dhe mbesa & stërmbesa e Adem & Halil Gecit nga Llausha e Skenderajt.

- Familja qendrestare n'luftë me armiqtë shekullor serbo-sllav brez pas brezi, ajo e Bajraktarit të Llaushës, përmes LDK-së, i ofron tempullit të Demokracisë Parlamentare, Kuvendit të Republikës së Kosovës, kandidatën për Deputete të këtij tempulli të shënjtë të Sovranit, Marigona Gani Geci.

- Marigona n'krah të zonjës së hekurt, zonjës Vjosa Osmani Kryeministre n'ardhje e Republikës së Kosovës dhe të Euro-deputetes Doris Pack, si dhe përkrah Doruntinë Malokut, Besian Mustafes, Shkëmb Manaj dhe të tjerë meritor, kanë filluar betejën ekipore për fitorën e madhe t'LDK-së dhe të Dardanisë Antike - Kosovës.

- Marigona bartë mbi supe bagazhin enorm të atdhetarisë
& sakrificës sublime të familjës me nam & nishan të Bajraktarit të Laushës, për liri dhe të drejta kombëtare, brez pas brezi ; Den Baba Den !
- Bartë mbi supe edhe namin, nderin & lavdinë familjare të luftës së fundit për liri & çlirim nga regjimi kriminal i satrapit të Ballkanit, kriminelit Millosheviq, n'themele të së cilës ishte babai i saj, bashkëluftetari i Komandantit Legjendar, Adem Jashari.
- Bartë mbi supe kontributin e jashtzakonshëm dhe veprimtarinë atdhetare të 7 vëllëzërve Geci n'sherbim të Kauzës Nacionale të Shqiptarëve të Kosovës për Liri & Pavarësi ; me pushkë e penë n'krye me Presidentin Historik Rugova.
- Bartë mbi supe përkushtimin dhe pasionin unikal të babait, Gani Geci dhe axhallarëve n'krye me Halil Gecin, n'mbrojtje të Republikës së Kosovës, institucioneve legjitim & legale dhe të vetë Presidentit historik Rugova.
Bart mbi supe vlerat unike të Familjës Bajraktari me taban kombëtar.

- Marigona Gani Geci, është vyrtyt i farkuar fisnikërie n'tabanin atdhatarë & kombëtarë të familjës dhe traditës nacionale të kultivuar brez pas brezi, deri n'ditët tona.

Marigona, kjo perlë unike e familjës qendrestare Geci, LDK-së, Kryemnistrës Osmani dhe Parlamentit të Republikës së Kosovës, me perzencën e saj, i bënë nder dhe respekt.

Marigona Gani Geci, Deputete e Parlamentit të Republikës së Kosovës, n'sherbim të qytetarëve dhe të shtetit sovran e t'pavarur të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat