Nisë "lufta" AKR-AAK

Aktuale

Nisë "lufta" AKR-AAK

Nga: V.R Më: 15 shtator 2019 Në ora: 15:37

Ish zëvendësministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Rejhane Vuniqi, nëpërmjet një postimi i ka reaguar Anton Berishës së AAK-së, duke i bërë me dije se duhet të jep përgjegjësi për veprimet e veta së pari.

Vuniqi, deklaroi se sa ishte Zëvendës Ministër i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, kontributi i tij vlerësohet me zero.

Ajo ka thënë se Berisha është të mirë të merret me të bëmat e tij që kanë dëmtuar rëndë shtetin dhe interesat e Kosovës.

Postimi plotë:

Unë e mirëpres fuqimisht faktin që z. Anton Berisha është i përkushtuar të merret me çështje të politikës së jashtme tani, pasi kemi hyrë në fushatë dhe jemi në prag të zgjedhjeve, sepse sa ishte Zëvendës Ministër i Punëve të Jashtme, kontributi i tij në zbatimin e qëllimeve të politikës së jashtme të Kosovës ka qenë i barabartë me zero.

Z. Berisha është mirë të merret me të bëmat e tij që kanë demtuar rëndë shtetin dhe interesat e Kosovës, që nga koha e tij sa ishtë në Agjencionin Rregullativ të Telekomunikacionit deri më sot, si zv.Ministër i Jashtëm.

Gjatë mandatit të tij si Zëvendës Ministër i Jashtëm në vend që të bashkonte forcat për të luftuar Ivica Daçiç dhe fushatën e tij korruptive, ai përqendroi energjinë në Facebook për të luftuar Ministrin e tij të Jashtëm. Ai nuk mund të mbahet mend për asnjë kontribut të vetëm në politikën e jashtme të Kosovës, përveç se për shumë skandale publike që ai ka bërë në vazhdimësi që kanë dëmtuar interesat dhe imazhin e Kosovës.

Ai sot ka kërcënuar drejtpërdrejt diplomatët e Kosovës jashtë vendit me një fjali në emër të reformës që është puro një spastrim politik nga ai. AKR nuk ka lejuar që MPJ të trazohet si PTK më punësime dhe mu kjo I ka pënguar z. Berisha. Ai duhet vetëm të lexojë ligjin për shërbimin civil të Kosovës në të cilën theksohet qartë për ndalimin e politikës që të ndikojnë në pozitën e nëpunësve civilë.

Ligji për Ministrinë e Punëve të Jashtme tashmë është shkruar dhe dorëzuar në Parlament gjatë mandatit të Ministrit të Jashtëm Pacolli. Ligji u vonua sepse partia politike e z. Berisha në kundërshtim me kushtetutën ka kërkuar të përfshijë një nen që do të thoshte se Kryeministri udhëheq politikën e jashtme. Ju mund ta verifikoni këtë me Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë të Kuvendit të Kosovës.

Kosova pas shumë vitesh ka shërbim të jashtëm funksional me një rrjet të gjerë diplomatik në shumë gjeografi. Në të gjitha kontinentet kemi ambasada dhe diplomat që mbrojnë interesat e Kosovës.

Nëse z.Berisha shqetësohet se pse kemi konsullata në Gjermani, Zvicër dhe Francë, ai duhet të pyesë diasporën se çfarë mendojnë ata, si do të ndjeheshin ata për mbylljen e konsullatave dhe ofrimin e shërbimeve për komunitetin shqiptar që jeton në këtë zonë të Evropës. Këto konsullata janë duke u vet-financuar dhe ofrojnë sherbimë për diasporën tonë çdo ditë. Ato krijojnë të hyra dhe nuk janë barre për buxhetin e Kosovës. Kjo me gjasë është duke i penguar shumë z. Berisha.

Z. Berisha mund të flasë për politizimin e ambasadorëve dhe diplomatëve sepse ai e di që ambasadori nga partia e tij e la misionin e tij për të marrë pjesë në një takim në Berlin pa e informuar Ministrinë e Jashtme për këtë. Kush mund të flet për rregulla, pse heshti z. Berisha kur ndodhi kjo?

Z. Berisha mund të flasë për ligjin, por ai ka shkelur vet ligjin dhe kushtetutën. Ai është emëruar si një person kontakti me Selinë e Shenjtë në kundërshtim me ligjin e Ministrisë së Jashtme dhe kushtetutën. Presidenti emëron Ambasadorë dhe Ministri i Punëve të Jashtme emëron diplomatët. Ku është baza ligjore për këtë emërim?

Të gjitha emërimet e ambasadorëve dhe diplomatëve gjatë këtij mandati janë sipas ligjit, rekomandimeve të menaxhmentit civil të MPJ-së dhe në respekt të procedurave kushtetuese. Z. Berisha mund të pushojë i qetë për këtë dhe në çdo kohë që dëshiron ta diskutojë këtë, ai është i mirëpritur në takimet e menaxhmentit.

Z. Berisha mund të flas për politikën e jashtme, por u refuzua disa herë të takohej me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në nivelin më të lartë për shkak të qëndrimeve të tij politike kundër miqësisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

Z. Berisha mund të flas si një "ambasador i karrierës", por ai e ka kundërshtuar praninë e Ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara në një pritje me Presidentin Trump. Cili Ambasador refuzon një ftesë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara? Vetëm Irani, Koreja e Veriut dhe Venezuela.

Me gjithë këtë rekord, jam i sigurt se një politikë e jashtme shumë e suksesshme dhe e frytshme mund të bëhet nga zoti Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat