Albin Kurti: Elez Blakajn do ta kthejmë në Kosovë dhe do ta bëjmë kryeprokuror të shtetit - Bota Sot
Albin Kurti: Elez Blakajn do ta kthejmë në Kosovë dhe do ta bëjmë kryeprokuror të shtetit

Aktuale

Albin Kurti: Elez Blakajn do ta kthejmë në Kosovë dhe do ta bëjmë kryeprokuror të shtetit

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 18:19
Albin Kurti

I nominuari i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryeministër, Albin Kurti, është duke zhvilluar një takim me qytetarë në qytetin e Podujevës, ku ndër tjera premtoi reforma të thella në drejtësi dhe zhvillim ekonomik.

Aty Kurti ka premtuar se kur të vjen në krye të Qeverisë do të bëjnë reforma në Drejtësi dhe do ta zbatojnë Vettingun.

Poashtu ai ka thënë se prokurorin Elez Blakaj që ka ikur për në Amerikë pas kërcënimeve gjatë vitit të kaluar do ta kthejnë në vend.

“Prokurorin Blakaj do ta kthejmë në Kosovë”, ka thënë Kurti duke shtuar se “Atë do ta bëjmë Kryeprokuror të Shtetit dhe nuk do të guxojë askush që ta kërcënojë”.

Kurti nga Llapi ka thënë se Kosova ka nevojë edhe për krijimin e Gjykatës Komerciale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...