Krasniqi: Mitrovica, fytyra më e dhimbshme, ata që krenohen se puna qenka mirë atje, janë thjesht të pafytyrë

Aktuale

Krasniqi: Mitrovica, fytyra më e dhimbshme, ata që krenohen se puna qenka mirë atje, janë thjesht të pafytyrë

Nga: A.SH Më: 15 shtator 2019 Në ora: 22:59
Milazim Krasniqi

Profesori, Milazim Krasniqi ka thënë se Mitrovica është fytyra më e dhimbshme e Kosovës së sotme, një qytet që vuan duke përmendur të gjitha mangësit si qytet, andaj ata që krenohen se gjoja punojnë mirë atje, ose që puna qenka mirë në Mitrovicë, thjesht janë të pafytyrë.

“Ata mund të jetojnë në Mitrovicë, por nuk bashkëndjejnë me vuajtjet e Mitrovicës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Postimi

Mitrovica është fytyra më e dhimbshme e Kosovës së sotme. Atje ende janë barrikadat në urë. Atje ka ende polici të EULEX-it, që patrullon/kontrollon në pjesën jugore. Atje ende ndihen tamtamet e luftës. Atje ka varfëri ekstreme më shumë se çdokund në Kosovë. Atje nuk ka as autobus urban, prandaj edhe hallexhinjtë udhëtojnë me taksi. Mitrovica është qytet i shpërbërë. Qytet që vuan. Prandaj, ata që krenohen se gjoja punojnë mirë atje, ose që puna qenka mirë në Mitrovicë, thjesht janë të pafytyrë. Ata mund të jetojnë në Mitrovicë, por nuk bashkëndjejnë me vuajtjet e Mitrovicës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat