Hyseni: Vjosa Osmani e ka pas vetes partinë në çdo situatë

Aktuale

Hyseni: Vjosa Osmani e ka pas vetes partinë në çdo situatë

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 23:20
Vjosa Osmani

Skënder Hyseni nga LDK ka thënë se ata do të dalin fitues në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Jam i sigurt se Vjosa Osmani do t’i fitojë zgjedhjet – lista e LDK-së do t’i fitojë zgjedhjet”, ka thënë Hyseni.

Por nëse paraqet pengesë për Osmanin që është e nominuar për Kryeministre pa qenë në pozitën e kryetares së partisë, Hyseni ka thënë: “Nuk e shoh aspak problematike që Vjosa mban pozitën e kryetares. Ajo e ka partinë pas vetes në çdo situatë”.

“Ajo është nënkryetare dhe nuk e shoh si hendikep, por si risi kualitative që është instaluar në Kosovë, ku jo domosdo kryetari i partisë duhet të jetë edhe kandidat për Kryeministër”.

Hyseni në Zona Zgjedhore ka thënë se këtë praktikë e ka instaluar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

“Për këtë Isa Mustafa meriton çdo kredit. Ai e ka gjetë fuqinë – përtej filozofisë ballkanike politike –e ka gjetë fuqinë që ta tejkalojë këtë dhe të vendosë prioritete të tjera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat