Vuçiq i ankohet Uashingtonit se ka viktimizuar Serbinë si aleate duke mbështetur të tjerët në hapësirën e ish-Jugosllavisë - Bota Sot
Vuçiq i ankohet Uashingtonit se ka viktimizuar Serbinë si aleate duke mbështetur të tjerët në hapësirën e ish-Jugosllavisë

Aktuale

Vuçiq i ankohet Uashingtonit se ka viktimizuar Serbinë si aleate duke mbështetur të tjerët në hapësirën e ish-Jugosllavisë

Nga: Fatmir Beka Më: 16 shtator 2019 Në ora: 08:54
Kajl Skot, Aleksander Vucic

Në tubimin e djeshëm në Pranjani presidenti i Serbisë Vuçiq ka theksuar se “Nuk dua që ShBA të jetë armiku ynë, mjaft kemi derdhur gjak edhe jemi shkatërruar”, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot” duke shtuar se “Uashingtonit se ka viktimizuar Serbinë si aleate duke mbështetur të tjerët në hapësirën e ish-Jugosllavisë”.

Serbia pas shumë kohe për herë të parë ka qeverinë amerikane si partnere që dëshiron ta dëgjoj edhe në çështjet më të vështira edhe nëse nuk arrin asnjëherë marrëveshje sipas tyre. Nuk dua të jem president i vendit që do të ketë Amerikën armik, Serbia ka pasur mjaft gjak e shkatërrim, duam punë, zhvillim edhe jetë më të mirë, prandaj ju lus që të na kuptoni është shprehu Vuçiq.

Këto porosi shumë të forta Vuçiq i ka drejtuar të pranishmëve dhe ambasadorit në largim Skot por edhe ShBA-ve. NË përtëritjen e miqësisë dhe aleancës me amerikanët, Vuçiq ka fol në vendin simboli ku u shënua 75 vjetori i fillimit të operacionit "Halijard", gjatë luftës së dytë botërore ku ajnë shpëtuar 500 pilotë të aleancës shumica amerikan.

Presidenti serb ka tërhequr vërejtjen Uashingtonit:

“Do shpreh barazimin në mënyrë tjetër si shprehu Skot kur tha se kemi pasur raporte të këqija në kohën e Millosheviqit. Si erdhëm në atë gjendje pas aleancave që kishim gjatë Luftës së parë dhe të Dytë, nga miqët dhe aleatët u bëmë armiq? Ndërsa ShBA le të pyeten a viktimizuan ata Serbinë për interesa të tyre globale dhe njërin nga aleatët kryesor e viktimizuan duke qëndruar në anën e tjerëve në hapësirat e ish-Jugosllavisë” tha ai.

Vuçiq tha se “Nuk do lejojmë që populli i vuajtur serb të shpallet tash si shërbëtor i fashizmit dhe agresor në këto hapësira. Në gjithë botën vetëm 4 popuj sipas numrit proporcional të banorëve kanë paguar çmim më të larët në atë konflikt se serbët”.

Ai përkujtoi se serbët bënë kryengritjen në luftën e dytë edhe në Serbi, bosnje edhe Kroaci dhe vetën e dëshmuan në përcaktimin me luftë partizane anti-fashiste në gjithë Jugosllavinë, sikurse edhe në misionin e shpëtimit të aleatëve dhe rezistencën ndaj okupatorit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...