Kurti i dërgon porosi Vuçiqit - Bota Sot
Kurti i dërgon porosi Vuçiqit

Aktuale

Kurti i dërgon porosi Vuçiqit

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 12:28
Albin Kurti

(E plotësuar) - Kandidati për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, gjatë sesionit pyetje&përgjigje LIVE në Facebook organizuar nga KDI, ishte përballë pyetjes “Kur do ta njohësh shtetin e Kosovës?”.

Kurti tha se e ka pranuar dhe e njeh Pavarësinë e Kosovës.

“E njoh shtetin e Kosovës. Por, të gjithë politikanët e dinë që ta shpallësh Pavarësinë e ta bësh shtetin, nuk janë e njëjta gjë. Kanë mbetur shumë punë për të bërë. Unë nuk jam në mesin e atyre që thonë ‘Bac u kry” por tendenca është të shpallet fundi i historisë. Është bërë një hap me shpalljen por nëse nuk i bëjmë edhe shumë hapa të tjerë, ky shtet do të ngelet veçse në letër”.

“Nuk ishim dakord që himni jonë të mos ketë tekst. Na barazonin shqipen dhe serbishten. Nuk mund ta gjeni asnjë deputet të Vetëvendosjes që e ka hequr Flamurin e Kosovës. Në zyrën e Kryeministrit nuk do ta heq flamurin”, tha Kurti.

Ai foli edhe për presionin nga ndërkombëtaret.

“Kurrë mua presion nuk më kanë bërë. Ndoshta i bëjnë atyre që e duan presionin. Unë nuk e dua dhe ka mundësi që nuk do të ma bëjnë. A mos vallë këta politikanët që kishim deri më tash, a bën vaki që këta e kanë dëshiruar presionin ndërkombëtar dhe më pas e kanë gjetur atë që kanë dëshiruar. Është e mundshme partneriteti dhe aleanca. Nëse je serioz nëse e do vendin tënd, dhe nëse nuk ja ke borxh ardhjen në pushtet askujt, edhe ndërkombëtarët s’bëjnë presion”.

Kurti: Si kryeministër nuk do të lejoj që për serbët e Kosovës të pyetet Beogradi

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti derisa ka folur për marrëveshjen përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë ka treguar atë që po i mbanë këto dy shtete larg pajtimit.

“Kosova siç e dini vazhdon që të mos njihet nga Serbia, për bindjen time dy probleme të mëdha në Ballkan në aspektin rajonal për paqen dhe sigurinë tonë është në njërën anë mosnjohja e Kosovës nga Serbia dhe në anën tjetër sabotimi që ja bën Bosnja dhe Hercegovina Republikës Serbe. Këto janë dy problemet në Ballkanin Perëndimor që po na mbajnë të ngujuar në tensione të vazhdueshme dhe larg prej paqes dhe pajtimit që e synojmë e qe besa edhe prej integrimit në BE”, ka thënë Kurti në KDI.

Tutje, ai është zotuar se në javën e parë si kryeministër i Kosovës, do të fillojë dialogun me serbët në Kosovë.

“Qysh në javën e parë si kryeministër do të fillojë dialogun me serbët e Kosovës, është e rëndësishme që të ketë një dialog që zhvillohet nga poshtë. Ky dialog do t’i trajtojë ata si qytetarë të barabartë me të drejta dhe liri.  Unë nuk lejoj që për serbët e Kosovës të na tregojë Beogradi, unë dua të dëgjoj drejtpërsëdrejti se cilat janë nevojat e tyre”, ka shtuar ai.

“Dialog nga poshtë i hapur demokratik ku serbët dhe shqiptarët diskutojnë se si mund të ju ndihmojë shteti për subvencionet në bujqësi”, tha tutje kandidati i VV-së, për kryeministër, derisa, ka folur edhe për qëndrimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Vuçiq thoshte unë nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës me këta kufinjë, me fjalë të tjera ai pohonte asgjë. Serbia tradicionalisht liderët e saj i ka pas spikerë, kur i dëgjoni naj ide të presidentit të Kosovës a të Shqipërisë, kryeministrit të Kosovës, a Shqipërisë të jeni të sigurtë që është ide e tij, nuk qëndron kërkush mbrapa. Por, kur ta dëgjoni dikë në Beograd duke folur dijeni që më së paku është ajo”, shtoi ai.

I pyetur nga qyetetarët se kur do ta njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës, Kurti ka thënë se e njeh shtetin e pavarur, por, që të shpallësh pavarësinë dhe të bësh shtetin duhet të dallohet.

"Veç po du me ditë së pari duhet të them qartë e hapur se unë e pranoj e njoh pavarësinë e Kosovës, Republikën e Kosovës, shtetin e pavarur të Kosovës, por, të gjithë politikanët e dinë se ta shpallësh pavarësinë e ta bësh shtetin dallon", tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...