Ambasada e re shenjë se Amerika e ka “përzemër” Kosovën, pamje mahnitëse brenda saj

Aktuale

Ambasada e re shenjë se Amerika e ka “përzemër” Kosovën, pamje mahnitëse brenda saj

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 13:13
Lokacioni i ri i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara

Diplomacia, arkitektura dhe mjedisi janë gërshetuar natyrshëm brenda lokacionit të ri të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, si dëshmi se shteti më i fuqishëm në botë është këtu për të qëndruar gjatë.

Dizajni i ndërtesës përfaqëson më të mirën e SHBA-së, njëkohësisht duke respektuar dhe përfshirë kulturën, materialet dhe artizanatin vendor. Lokacioni i ri, që ishte një shpatinë e pazhvilluar në një zonë të përzierë biznesore dhe industriale, mundësoi dizajnimin e një kampusi të ri të Ambasadës, të sigurt dhe të qëndrueshëm – “që përfaqëson përkushtimin e SHBA-së ndaj Kosovës”.

Lokacioni prej pesë hektarësh në lagjen “Arbëria” rrethohet me një varg ndërtesash të ndryshme për nga lartësia, materiali ndërtimor dhe përdorimi. Duke parashikuar një lagje më kohezive në të ardhmen, institucionet vendore ia ofruan Qeverisë amerikane mundësinë që ta përdorë lokacionin si udhëzues planifikimi urban, i cili do të shfrytëzohet nga zhvilluesit në parcelat ngjitur Ambasadës.

Image

Në këtë frymë, godina e realizuar nga arkitekti Dejvis Brodi Bond, paraqet jo vetëm idealet diplomatike të SHBA-së, por edhe synon që ta përmirësojë misionin e saj duke ofruar një shembull të sigurt, të qëndrueshëm dhe të avancuar teknologjikisht të arkitekturës, inxhinierisë dhe dizajnit urban amerikan.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat