Milaim Zeka: Do ta bëjmë atë që po e kërkojnë miqtë e Kosovës

Aktuale

Milaim Zeka: Do ta bëjmë atë që po e kërkojnë miqtë e Kosovës

Nga: A.Zh Më: 16 shtator 2019 Në ora: 13:26
Milaim Zeka

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës Milaim Zeka, ka thënë se ka pranuar një letër nga një grup i bizneseve, të cilat e përkrahin atë për të hequr taksën.

Zeka ka thënë se taksa ndaj produkteve serbe, ka pasur ndikim pozitiv vetëm në rrafshin politik, përcjell Bota sot.

Zeka ka thënë se heqjen e taksës po e kërkojnë edhe miqtë e Kosovës, derisa ka ftuar që të lexohet letra e grupit të biznesmenëve, të cilët kanë treguar se çmimi i bukës është shtrenjtuar.

Postimi i plotë i Zekës pa ndërhyrje:

Kjo leter me ka ardhur ne emrin e nje grupi te bizneseve. PEK eshte e vetmja parti qe eshte deklaruar hapur per heqjen e taxes, e cila ka pasur ndikim pozitiv vetem ne rrafshin politik.

Jo vetem pse miqet tane euroatlantik po e kerkojne, po lexone kete leter per ta kuptuat te verteten.

Pershendetje Milaim, sa i perket takses 100% e ke perkrahje nga ana ime dhe shume qytetarve, me taks punetoret e mi dhe e gjithe popullates kosovare shporta e produkteve deficitare ju ka shtrejtu per 20% deri ne 40%, deri sa para se me u ba taksa 100%, punetori im ka ble buken 25 Cent kurse tash e blen 40 Cent, nje thes miell 25 kg ka kushtu 6€ tash kushton 10€, edhe shum produkte deficitare jan shtrejtu. Po te ishte Ramushi patriot dhe po ti ndihmojke popullit ateher kishte mundur me ba nje subvenksion te miellit dhe bukes edhe produkteve te miellit per ate vler qe eshte shtrejtu, por e gjithe kjo ne shenje patriotizmi perdoret ne kurriz te popullit. Klm

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat