Haxhiu: Ternavci dëshmon përkrahjen për kryeministrin në ardhje Kadri Veseli - Bota Sot
Haxhiu: Ternavci dëshmon përkrahjen për kryeministrin në ardhje Kadri Veseli

Aktuale

Haxhiu: Ternavci dëshmon përkrahjen për kryeministrin në ardhje Kadri Veseli

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 15:49
Pamje nga takimi

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu ka thënë se Ternavci gjithmonë ka dëshmuar përkrahjen për PDK-në.

Ai gjatë një tubimi me banorë të Ternavcit, ka falënderuar këta të fundit për përkrahjen që i kanë dhënë në të gjitha proceset, duke filluar nga lufta me Serbinë e deri te lufta kundër korrupsionit.

Postimi i plotë në Facebook:

“Ternavci vendlindja ime e dëshmon përkrahjen për kryeministrin në ardhje, Kadri Veseli! Ternavci gjithmonë ka dëshmuar përkrahjen për Partinë Demokratike të Kosovës, ku sot me prezencë e tyre po e dëshmojnë përkrahjen për PDK-në, kryeministrin në ardhje, Kadri Veselin dhe për mua si kandidat për deputet të Parlamentit të Kosovës.

Çdo herë jam falënderues ndaj bashkëvendasve të mi, të cilët asnjëherë nuk kanë hezituar për të më përkrahur në të gjitha proceset, duke filluar në luftën kundër Serbisë, proceset politike, shtet ndërtimin dhe tash në luftën ndaj nepotizmit, korrupsionit dhe të gjitha dukurive negative që e preokupojnë shoqërinë tonë.

#NdërtojmëTëArdhmen

#PërTyDheShtetin

#KadriVeseli #Kryeministër 1

#BekimHaxhiu #Deputet 109

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...