Ramush Haradinaj: Llapi ka dhënë kontribut të çmuar për liri

Aktuale

Ramush Haradinaj: Llapi ka dhënë kontribut të çmuar për liri

Nga: V.R Më: 16 shtator 2019 Në ora: 15:58
Ramush Haradinaj në Podujevë

Kryetari i AAK-së, gjatë së Hënës, ka qëndruar në Podujevë duke shpreh mirënjohje dhe bërë homazhe tek shatoret e Zahir Pajazitit, Ilir Konushevcit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.

Haradinaj, theksoi se sakrifica e brezave të tërë për të drejtën tonë për të jetuar të lirë na obligon të ruajmë Kosovën të paprekshme.

Lavdi e përjetshme të gjithë atyre që u flijuan për Atdhe, ka thënë Haradinaj.

Postimi plotë:

Në gjithë historinë e shqiptarëve, Llapi ka dhënë kontribut të çmuar për liri. Në nderim të angazhimit të tyre deri në flijim për të drejtën e kombit sot kam bërë homazhe te shtatoret e heronjve Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Po sot, në nderim të veprës heroike të prijësit guximtar të kryengritësve të viteve ’80, kam bërë homazhe te shtatorja e Ali Ajetit. Sakrifica e brezave të tërë për të drejtën tonë për të jetuar të lirë na obligon sot ta ruajmë Kosovën të paprekshme. Lavdi e përjetshme të gjithë atyre që u flijuan për Atdhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat