Pacolli takon një nga figurat më me ndikim të politikës franceze

Aktuale

Pacolli takon një nga figurat më me ndikim të politikës franceze

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 16:42
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri në detyrë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli sot ka qëndruar në Paris ku ka takuar Jacques Attali, të cilin e ka falënderuar për qëndrimet e forta që ka mbajtur në favor të Kosovës, duke e quajtur gjenocidin dhe dëbimin e kosovarëve nga regjimi i Milosheviqit, si aktin më të rëndë racist kryer nga koha e Luftës së dytë botërore.

Pacolli ka shkruar në Facebook se Attali është njëri nga mendimtarët dhe figurat më me ndikim të politikës dhe shoqërisë franceze, këshilltarin e Presidentit Emanuel Makron.

“Atalli ishte në majet e politikës franceze edhe gjatë Presidentit François Miterani. E falënderova për qëndrimet e forta që ka mbajtur në favor të Kosovës, « duke e quajtur genocidin dhe dëbimin e kosovarëve nga regjimi i Milosheviqit, « si aktin më të rëndë racist kryer nga koha e Luftës së dytë botërore » Pata mirëkuptimin e tij se ekonomia është faktor kyç në lehtësimin dhe zgjidhjen e shumë konflikteve dhe mosmarrëveshjeve në rajonin tonë dhe në botë. Komunikimi vazhdon”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat