Loshi: Amaneti im për Vjosa Osmanin - Bota Sot
Loshi: Amaneti im për Vjosa Osmanin

Aktuale

Loshi: Amaneti im për Vjosa Osmanin

Nga: V.R Më: 16 shtator 2019 Në ora: 18:43

Publicisti Liri Loshi, e ka komentuar vizitën e sotme në Istog, të  kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani dhe fjalimin e saj para qytetarëve atje.

Ajo që nuk i ka pëlqyer Loshit, është fjalimi i Osmanit mbi amanetet e Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së nga Istogu që nuk janë më në jetë.

"Vjosa duhet t’ua mbush mendjen votuesve se ajo është personi që do ta bëjë këtë, në mënyrë që të mos iu shkojë mendja, ta zëmë, te Albin Kurti, të Ramush Haradinaj a te dikush tjetër", shkruan Loshi.

Postimi plotë:

Nga paraqitja e Vjosa Osmanit sot në Istog, nuk e pata të qartë a ishte tubim elektoral, ku shpaloset programi qeverisës, apo ishte një tubim komemorativ për Ibrahim Rugovën, të cilit iu kushtua më shuma së gjysma e fjalimit të saj.

A duhet që amaneti i Ibrahim Rugovës, amaneti i Shaban Manajt, amaneti i Fadil Feratit..., në të cilat u thirr Vjosa Osmani, ta obligojnë dhe ta mbajnë peng një kandidat për kryeministër të Kosovës? Amanetet e kujtdo qoftë nuk kanë të bëjnë asgjë me zhvillimin e Kosovës, nuk kanë të bëjnë asgjë me krijimin e perspektivave që e bëjnë Kosovën atraktive për rininë, e cila po e braktisë atdheun më të madhe. Rinisë nuk i interesojnë amanetet fare. Ata duan të dinë se cilat janë garancionet që jap Vjosa Osmani për ndryshimet pozitive në ekonomi, biznes, bujqësi, arsim, drejtësi, siguri etj.

Fundja, Ibrahim Rugova dhe Fadil Ferati nuk kanë vdekur në luftë me armikun, por në luftë me kancerin dhe meqë nuk kanë lënë asnjë amanet të folur apo të shkruar, mund të supozojmë se amaneti i tyre do të ishte se si të fitohet beteja mbi kancerin nga pacientët dhe mjekësia kosovare. Presidenti Rugova para se të vdiste, iu nënshtrua një terapie intenzive në Gejrmani, sepse në Kosovë nuk pati kushte për ta mjekuar. Edhe sot po të sëmurët cilido funksionar i lartë i Kosovës, mjekësia kosovare nuk mund ta marrë përgjegjësinë për ta mjekuar. Nuk iu ndihmojnë pasuritë milionëshe, as sarajat e bardha që i kanë si “shpërblim” për qeverisjen e tyre “të mirë”, sepse ato nuk i ndihmuan as Ibrahim Rugovës.

Ibrahim Rugova ua ka lënë amanet gruan e tij Fanën dhe fëmijët, Ukën, Mendimin e Teutën dhe ata tash kanë një status përfekt social, që edhe vetë Vjosa Osmani e ka, ashtu si edhe shumica e kandidatëve të LDK-së që konkurojnë për deputetë, por që nuk e ka pjesa dërmuese e popullit të Kosovës! Për të tjerat Rugova nuk ka lënë amanet. Ato bëni si të dini ju vetë. Por, nëse nuk dini, atëherë na mbetet shpresa se do të dalë dikush tjetër që ka vullentin, energjinë dhe dijen për të bërë ndryshime dhe që nuk është peng i asnjë amaneti.

Vjosa duhet t’ua mbush mendjen votuesve se ajo është personi që do ta bëjë këtë, në mënyrë që të mos iu shkojë mendja, ta zëmë, te Albin Kurti, të Ramush Haradinaj a te dikush tjetër.

Amanet Vjosa, fol për një qeverisje të mirë e mos fol për amanetet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...