Brestovci: NISMA me departament të veçantë për diasporën - Bota Sot
Brestovci: NISMA me departament të veçantë për diasporën

Aktuale

Brestovci: NISMA me departament të veçantë për diasporën

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 18:44
Bekim Brestovci

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Bekim Brestovci, ka treguar pse ka lënë diasporën për t’u kthyer jetuar e vepruar në Kosovë.

Brestovci që për gati tri vjet ishte drejtues i Unionit të Bizneseve shqiptaro gjermane, ka thënë se një nga arsyet që është kthyer në Kosovë është avancimi i të gjitha projekteve, të cilat kanë qenë pjesë e platformës së Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.

“Arsyeja ka qenë shumë e thjesht dhe lidhet konkretisht me diasporën. Unë kam konceptuar një projekt timin, i cili ka të bëjë me kyçjen e diasporës në politikbërje dhe në jetën aktive politike. Ka qenë një koncept, të cilin e kemi biseduar edhe me partitë tjera politike, sepse nuk ka qenë enkas i dedikuar vetëm për një subjekt politik. Natyrisht që hapësirën më të madhe të veprimit e kam parë te Nisma Socialdemokrate dhe për këtë qëllim jam orientuar edhe te Nisma Socialdemokrate”, ka thënë nder të tjera Brestovci.

Më tutje ai ka thënë se edhe Nismës i është rritur përkrahja në diasporën dhe se kjo parti shpejt do të themelojë një departament të veçantë për diasporën “Department i cili do e radhis diasporën në strukturat udhëheqëse të partisë, qoftë në Këshillin Qendror apo në Kryesi. Por, do të ketë pastaj edhe vende të rezervuara në lista, si dhe pjesëmarrje parciale edhe në qeverisje, në dikastere të qeverisë. Kjo është risia që unë kam sjell në Nismën Socialdemokrate dhe arsyeja ime e qasjes është drejtpërdrejt në krijimin e mundësive që diaspora të ketë inkuadrim të drejtpërdrejt në politik-bërjen time në Kosovë”, ka shtuar ai.

Kandidati për deputetë ka thënë se diaspora ka motiv shtesë për të votuar Nismën, sepse për herë të parë ka një përfaqësues në diasporë, i cili garon për deputetë më një koncept për diasporën përbrenda subjektin që përfaqëson.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...