KQZ-ja largon nga listat e kandidimit për deputet këta 4 kandidatë - Bota Sot
KQZ-ja largon nga listat e kandidimit për deputet këta 4 kandidatë

Aktuale

KQZ-ja largon nga listat e kandidimit për deputet këta 4 kandidatë

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 20:16
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për decertfikimin e tre kandidatëve të Partisë Euroatlantike dhe një të partisë Fjala.

Drejtori Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimit të Subjekteve Politike, Yll Buleshkaj ka njoftuar se është miratuar vendimi i PZAP-së për de-certifikimin e katër kandidatëve për deputetë.

Ai theksoi se tre kandidatët janë nga partia Euroatlantike dhe një nga partia Fjala.

“Tre kandidat nga partia politik Euroatlantike, të cilët kanë paraqitur kërkesë nga PZAP për t’u larguar për çështje personale. Zyra i ka shqyrtuar këto vendime të PZAP-it”.

“Një kandidate Nita Hetemi e partisë Fjala. PZAP-ja ka pranuar kërkesën e saj për de-certifikim. Tre persona që janë larguar nga lista është ndryshuar edhe radhitja prej 44 në 41”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...