Molliqaj: Albin Kurti nuk ndryshon shumë prej Hashim Thaçit

Aktuale

Molliqaj: Albin Kurti nuk ndryshon shumë prej Hashim Thaçit

Nga: V.R Më: 16 shtator 2019 Në ora: 22:56
Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj, kandidat për deputet nga radhët e PSD-së, në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Albin Kurti, ekskluzivisht për pushtet, i përbiu edhe të sharat apo sic tha ai, akuzat e gazetarit Berat Buzhala.

Molliqaj, ka postuar dhe një intervistë vite më parë të Buzhalës, kur ky i fundit nuk flet dhe aq me pasion për Albin Kurtin.

Albin Kurti po tregon që për të arritur në pushtet, ndërron qëndrime e nuk njeh metoda. Por sa më shumë që po e dëshiron pushtetin, aq më larg tij po shkon, tha Molliqaj.

Postimi plotë:

Kur Berat Buzhala fliste mirë për PDK-në, Albini e quante servil të Klanit Pronto. Por pavarësisht qëndrimeve të Beratit, akuzave e sulmeve që ua kishte bërë krejt aktivistëve të VV, nëse i braktisuri i PDK-së Berat Buzhala është gati t’ia krehë bishtin Albinit, atëherë ai është në rregull për Albinin. Ai pastrohet. Ashtu siç janë pastruar të gjithë ata keqpërdorues e mashtrues që i mbledhi në parti.

Albin Kurti po tregon që për të arritur në pushtet, ndërron qëndrime e nuk njeh metoda. Por sa më shumë që po e dëshiron pushtetin, aq më larg tij po shkon.

Zaten, kështu bënte Hashimi. Kështu sot po bën Albini. Por historia përsëritet veç si farsë e komedi, asnjëherë nuk përsëritet njësoj ?

P.S.

Sa për kujtesë, në këtë video mund ta shihni se çfarë sharjesh e akuzash i ka përbirë Albin Kurti sot, prej dëshirës së tij për pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat