Pacolli: Deklaratat e Albin Kurtit për ta kthyer vendin në komunizëm, janë të parealizueshme

Aktuale

Pacolli: Deklaratat e Albin Kurtit për ta kthyer vendin në komunizëm, janë të parealizueshme

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 00:09
Behgjet Pacolli

Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli, duke komentuar deklaratat e Albin Kurtit për vënien në përdorim të lekut dhe kthimin e ekonomisë së vendit, në atë shtetërore, ka thënë se këto gjëra janë të paarritshme, transmeton Periskopi.

Pacolli thotë se nuk është tendenca ta kthejmë shtetin në komunizëm.

‘’ I garantoj Albin Kurtit që krejt cka  i ka thënë këto, janë të parealizueshme, janë vetëm kamuflim para fushatës zgjedhore. Të parealizueshme. Dikush që thotë se do ta kthej ekonominë  e vendit do ta bëjë shtetërore. Je duke pyet cka ndodh nëse bajrami bie në Ramazan. Nëse bie,atëherë të ndodh një revolucion’’, tha Pacolli sonte në DPD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat