andidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha, vizitoi sot qytetin e Gjilanit, dhe takoi nga afër qytetarë të ndryshëm, të cilët shpalosën hallet dhe brengat e tyre.
Gjatë qëndrimit në qytetin e Gjilanit, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës aderuan 80 qytetarë të rijnë, të cilët kanë vendosur ti bashkëngjiten kësaj partie.
Me këtë rast Bekë Berisha, i falënderoi dhe u uroi mirëseardhje të rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
“Ndjehem shumë mirë kur ju takoj juve qytetarëve, sepse ato që po i bisedojmë ua japë fjalën se do të realizohen. Përgjatë dy viteve kemi punuar për vendin tonë.
Është investuar e do të vazhdohet të punohet në zhvillimin e infrastrukturës, zhvillim ekonomik, zhvillimin e turizmit, liberalizimin e vizave dhe mirëqenie të qytetarit. Mirëpo Kosova ende ka sfida, të cilat me ndihmën tuaj do ti tejkalojmë”, ka thënë Bekë Berisha
Andaj qytetarët e Gjilanit, i ofruan mbështetjen dhe përkrahjen maksimale kandidatit për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha.
E Bekë Berisha përmendi bërjen e ushtrisë si hapin më të madh si shtet.