Tri shtyllat që sipas Albin Kurtit do ta qojnë shtetin përpara - Bota Sot
Tri shtyllat që sipas Albin Kurtit do ta qojnë shtetin përpara

Aktuale

Tri shtyllat që sipas Albin Kurtit do ta qojnë shtetin përpara

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 11:27
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka qenë i ftuari i radhës në “Fol Hapur” të organizuar nga Lëvizja Fol.

Kurti foli për atë sesi ai dhe subjekti që ai drejton në rast se vie në krye të shtetit do ta bëjë shtetin të jetë funksional.

“Nuk është se nuk e kemi shtetin, çështja është se sa është funksional ai. Ne garojmë në këto zgjedhje si subjekt që e ka karakterizuar aktiviteti i dendur dhe idetë për dalje nga kriza”, ka thënë Kurti.

Kurti ka përmendur edhe tri shtyllat kryesore që sipas tij janë rruga e duhur për të ecur përpara.

” 1. shteti i së drejtës- drejtësia nuk buron nga individi. Prokuroria dhe gjyqësia do të jenë më aktive në zbulimin e shkeljeve ligjore… do të ketë veting në drejtës. Jemi kritik ndaj mënyrës sesi është zhvilluar qeverisja viteve të fundit.

2. shteti zhvillimor- që nënkupton se shteti nuk është spektator por as nuk dirigjon zhvillimin. Ne do ta rrisim sektorin privat. Duhet ta rrisim pagën mesatare në sektorin privat.

3. shteti social- arsimi, shëndetësia, pensionet, ndihmat. Ne fokusin kryesor do ta kemi në shëndetësi pasi që jemi vendi i vetëm pa sigurime shëndetësore. Do të përqendrohemi që të rregullojmë menaxhmetet e spitaleve dhe ta ndajmë shërbimin publik dhe atij privat”, tha Kurti.

Kurti shtoi se shteti zhvillimor e lufton papunësinë, shteti i së drejtës e lufton korrupsionin dhe shteti social e lufton pabarazinë.

Ai po ashtu tha se në javën e parë si kryeministër do të fillojë dialogun me pakicën serbe që sipas tij nuk e ka bërë asnjë kryeministër.

“Nuk është se do të pajtohem me serbët e Graçanicës atë do ta bëjmë kur Serbia ta njoh Kosovën”, tha Kurti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...