Albini i bindur: 42 mijë votat e diasporës janë të Vetëvendosjes!

Aktuale

Albini i bindur: 42 mijë votat e diasporës janë të Vetëvendosjes!

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 12:01
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti theksoi se shumica e votave të mërgimtarëve do të jenë për partinë e tij.

Në një diskutim të hapur, të organizuar nga lëvizja “FOL”, ai ka thënë se votat e diasporës do ta thellojnë diferencën.

“Shumica prej tyre do të votojnë për ne. Por ka edhe prej tyre që do të vijnë më 6 tetor të votojnë. Pra, ka fluturime të lira, me  “Easyjat” …,etj. Nga Gjermania, Zvicra dhe Skandinavia do të vijnë. Është një vikend i mirë”, është shprehur ai

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se LDK-ja ka qenë e interesuar për një koalicion me LVV-në, megjithatë sipas tij kjo ka qenë e pamundur për shkak të frikës që kanë ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

“LDK-ja ka qenë të interesuar por nuk ka qenë të gatshëm, sepse frika ua mundur dëshirën”. Por është evidente që më shumë kanë frikë ndaj PDK-së se sa dëshirë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Ne do të shohim mëngjesin e 7 tetorit se me çfarë thellësie kemi fituar “, tha Kurti. Ai ka përmendur tri shtyllat kryesore që i kanë parim për zhvillim të vendit. Shteti i së drejtës, që sipas Kurtit kjo nënkupton prokurorinë dhe gjyqësorin që janë të pakompromis në luftën kundër korrupsionit.“Kjo do të bëhet me një reformë të drejtësisë, me vetting. Buxheti për gjyqësorin dhe për ushtrinë është më pak se 5 për qind të buxhetit të gjithëmbarshëm të Kosovës, kjo nuk do të jetë në qeverisjen tonë”, tha Kurti.Shtylla e dytë Kurti thotë se do të jetë shteti zhvillimor. “Ne duam të rrisim sektorin privat. Me këto struktura ekonomike që i kemi nuk mund të presim zbutjen e papunësisë. Duhet të kemi më shumë shkolla profesionale, dhe ato të lidhen me tregun e punës”, theksoi Kurti.Ndërsa shtylla e tretë tha Kurti është shteti social.“Ne duhet të kemi fokusin tek shëndetësia, jemi shteti i vetëm që nuk kemi sigurime shëndetësore, ne do të përqendrohemi maksimalisht që të bëjmë ndarjen e shërbimit publik dhe privat”, tha ai.Kurti tha se vendimi i parë si kryeministër, do të jetë zvogëlimi i qeverisë, gjë që sipas tij ka qenë pjesë e ofertës gjatë diskutimeve me Isa Mustafën, në 12 ministri.Ai tha se prioritet tjetër i VV-së është krijimi i Fondit Sovran.”Vendim tjetër do të jetë edhe Fondi Sovran dhe bankë zhvillimore. AKP mbyllet dhe  zëvendësohet me Fondin Sovran. Dialogu me pakicat është shumë i nevojshëm”, tha ai.Kurti mes tjerash tha se një administratë e tepërt nuk nevojitet, derisa sipas tij ka një numër të vogël të inspektorëve në nivel Kosove. Kurti u shpreh i bindur se ai do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, ndërsa Vjosa Osmani kryetare e Kuvendit.”Vjosa Osmani do të jetë kryeparlamentare, unë do të jem kryeministër. Duhet të fillojmë dialogun tonë të brendshëm për parimet dhe strategjinë tonë, dhe dialogun me Brukselin për dialogun me Serbinë. tha mes tjerash ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat