Limaj: Bujqësia top prioritet, 500 milionë euro brenda katër viteve të ardhshme

Aktuale

Limaj: Bujqësia top prioritet, 500 milionë euro brenda katër viteve të ardhshme

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 13:34
Fatmir Limaj

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj ka zhvilluar mbrëmë takime me strukturat e Nismës në Rahovec.
Limaj ka thënë se prioritet për të dhe partinë që ai drejton mbetet bujqësia.

“Temë mbi temë për mua është bujqësia dhe brenda katër viteve të ardhshme ne planifikojmë t’i investojmë 500 milionë euro sepse në këtë formë i fuqizojmë njerëzit punëtorë. Bujqësinë e shoh si mundësinë kryesore për ta zhvilluar”, ka shkruar Limaj.

Postimi i plotë:

Mbrëmë takimet parapërgatitore me strukturat tona i mbyllëm në qytetin e Rahovecit, ku para tyre shpalosa disa nga prioritetet kryesore për qeverinë e ardhshme.
Temë mbi temë për mua është bujqësia dhe brenda katër viteve të ardhshme ne planifikojmë t’i investojmë 500 milionë euro sepse në këtë formë i fuqizojmë njerëzit punëtorë. Bujqësinë e shoh si mundësinë kryesore për ta zhvilluar.
Te strukturat tona në këtë qytet pashë entuziazëm dhe gatishmeri për të kontribuuar në fitoren e madhe të Nismës dhe koalcionit tonë më 6 tetor.
Ftoj qytetarët e Rahovecit që t’i mbështesin kandidatët tanë për deputetë nga kjo komunë, si dhe kandidatët tjerë për deputetë nga radhët e Nismës.
Bashkë për Rahovecin!
Bashkë për Shtetin! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat