Krasniqi: Shumica e kandidatëve për deputet premtimet i kanë me hile

Aktuale

Krasniqi: Shumica e kandidatëve për deputet premtimet i kanë me hile

Nga: A.SH Më: 17 shtator 2019 Në ora: 14:00
Milazim Krasniqi

Profesori Milazim Krasniqi ka thënë se, shumica e kandidatëve për deputet premtimet i kanë me hile e po ashtu edhe votuesit e kanë me sherr sepse mungon identifikimi i të dyja palëve nëpërmjet një ideje ose një fryme, me shtetin dhe me kombin tonë.

Postimi në Facebook:

Shumica e kandidatëve për deputet premtimet i kanë me hile: u premtojnë njerëzve vende pune e favore të shumta, vetëm për të marrë votën. Ama, edhe shumica e votuesve e kanë me sherr: bëjnë hesap si të përfitojnë najsen nga kandidatët e nga partitë. Pra, po ndodhë një pakt hileqar, bile djallëzor. Pse? Sepse mungon identifikimi i të dyja palëve nëpërmjet një ideje ose një fryme, me shtetin dhe me kombin tonë. Bile, shumica e kandidatëve duket se nuk besojnë as në partitë e veta, sikundër që nuk u besojnë as qytetarët. Rezultati i kësaj hileje të ndërsjellë do të jetë përkeqësimi edhe më drastik i përfaqësimit në institucione dhe dobësimi i mëtejshëm i identifikimit të qytetarëve me shtetin tonë dhe me kombin tonë. Falë këtij degradimi moral e politik, armiqtë e Kosovës janë duke i fërkuar duart gjithë qejf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat