LDK godet PAN’in për punësimet e paligjshme në kohë fushate

Aktuale

LDK godet PAN’in për punësimet e paligjshme në kohë fushate

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate dërguar mediave, kanë dënuar punësimet që po bëhen në kohë të fushate, duke i quajtur të njejtat të paligjshme. Për këtë LDK fajëson qeverinë në largim.

Kjo sipas Lidhjes Demokratik tregon se po bëhen për qëllim të përfitimeve politike në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Publikimet në media për rritje enorme të numrit të veteranëve të rrejshëm në kohë fushate, duhet të jenë alarm për institucionet ligjzbatuese, që të aktivizohen për të penguar abuzimin me taksat e qytetarëve.Praktikat e punësimit në administratë janë keqpërdorim me paranë publike, shkelje e ligjit dhe shkelje e rregullave zgjedhore”, thuhet në komunikatë.

Sipas LDK-së, koalicioni PAN po e bën këtë duke e parë humbjen në zgjedhjet që po vijnë.

“LDK konsideron se koalicioni i Qeverisë në largim, duke parë humbjen e thellë në zgjedhje, po përdor metoda të paligjshme, siç janë punësimet në sektorin publik, për të përfituar politikisht.LDK iu bën thirrje monitoruesve vendorë dhe ndërkombëtarë që të evidentojnë këto shkelje të rënda të procesit zgjedhor. Lidhja Demokratike ju bën thirrje koalicionit PAN që t’i ndërprejnë praktikat diskriminuese ndaj qytetarëve, të cilët i kanë sjellë në varfëri të skajshme për shkak të korrupsionit enorm me paranë publike”, shkruhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat