Haradinaj tregon arsyen pse i ka duruar goditjet për taksën 100%

Aktuale

Haradinaj tregon arsyen pse i ka duruar goditjet për taksën 100%

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 15:53
Ramush Haradinaj

Kryeministri në dorëheqje njëherësh edhe kandidati për Kryeministër  në zgjedhjet e parakohshme 2019, Ramush Haradinaj në një fjalim në takimin tematik të programit për ekonomi dhe zhvillim, ka treguar se arsyeja pse i ka duruar të gjitha ofendimet nga ekspertët e ekonomisë dhe sipërmarrësve rreth vendimit për taksën 100%, është sepse ka bashkëndjerë me popullin e Kosovës i cili ka qenë i nënqmuar për 20 vjet.

“Njona prej arsyeve që i kom duru krejt goditjet për taksën nuk është se jam kryeneq, se kom desht me fol me Amerikën si me Serbinë por kom bashkëndje, e kom qit veten në pozitë të prodhuesit tonë  që për njëzet vjet o kon i nënqmum i përqmum, produktin e prodhuar në Kosovë nuk e ka respektu as lagjja”, tha Kryeministri Haradinaj.

Ai gjithashtu ka kritikuar kandidatët e partive të tjera për Kryministër  në lidhje me programet e tyre te Ekonomisë , për Albin Kurtin ka thënë se dëshiron me e kthy kohën e feudalizmit ndërsa për Kadri Veselin ka thënë se po flet për nje cështje që nuk e njeh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat