Kandidati për deputet nga LDK, Florian Dushi, është takuar sot me fermerë, për të cilët ka thënë se kanë gjetur mundësinë për t’i takuar dhe për të diskutuar për angazhimet e tyre të përditshme, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Dushi është zotuar se qeverisja e LDK-së do t’i trajtojë edhe fermerët të barabartë me qytetarët e tjerë.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Fermerët krahas punës së tyre të zellshme, gjetën mundësi për të na takuar dhe diskutuar për angazhimet e tyre të përditshme. Zotohemi se edhe fermerët do trajtohen me dinjitet dhe barazi krahas qytetarëve tjerë përmes mbështetjes që do t'iu garantoj qeverisja e LDK-së.