Mehmeti: Prokurorët duhet të jenë heronjtë e demokracisë

Aktuale

Mehmeti: Prokurorët duhet të jenë heronjtë e demokracisë

Nga: A.SH Më: 17 shtator 2019 Në ora: 18:24

Analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Prokurori i Përgjithshëm duhet të jetë një njeri i ndershëm dhe i mbrojtur nga shteti, nëse dëshirojmë të luftojmë krimin dhe korrupsionin.

“Kosova nuk guxon më asnjëherë të mbetet vatër e krimit, andaj LDK dhe VV kanë këtë qëllim andaj edhe po diskutojnë, natyrisht se partitë politike nuk emërtojnë prokurorin, por të flasim për parimin se kush nuk duhet të jetë, në kuptimin që njerëzit e zhytur nga korrupsioni dhe me të kaluar kriminale nuk duhet të jenë në sistem të drejtësisë”, thekson Mehmeti.

Ai shprehet se vendit i duhen heronjtë e demokracisë, e që janë dhe duhet të jenë prokurorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat