Ismaili: Sistemi shëndetësor është përmirësuar, furnizimi me barna është shumë më i mirë

Aktuale

Ismaili: Sistemi shëndetësor është përmirësuar, furnizimi me barna është shumë më i mirë

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 21:11
Uran Ismaili

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili në ‘Zona Zgjedhore’ ka thënë se sistemi shëndetësor ka filluar të përmirësohet.

Ai ka thënë se qytetarët nuk po e vërejnë ndoshta për shkak se shërbimet shëndetësore janë te shpeshta.

Ismaili ka theksuar se edhe furnizimi me barna tani është shumë më mirë.

“Sistemi shëndetësor ka fillu me u përmirësu. Por, ajo që qytetaret nuk po e vërejnë është se shërbimet shëndetësore janë të shpeshta dhe disa prej pacientëve ju ka mbetur përvoja e hidhur që kanë pasur. Por, realisht ka përmirësim të madh. Për mu ka qenë breng që 62% e qytetarëve mendojnë që sistemi është i korruptuar. Por, ne e dimë që në këtë sistem ka mjek jashtëzakonisht të mirë. Tani ka pajisje të mira, kushte dhe rroga të mira, se deri tani është punu në kushte të vështira e me pajisje të vjetra, të cilat kanë shkaktuar depresion tek qytetarët dhe vet personeli shëndetësor”, ka thënë Ismaili.

Ismaili ka shtuar se në dhjetor të këtij viti bëhen 12 milionë euro që janë blerë barna më lirë sesa në vitin 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat