Reagon ashpër Matoshi ndaj Hoxhajt: Duhet besuar në shtetin e Kosovës, jo në propagandën e Daçiqit

Aktuale

Reagon ashpër Matoshi ndaj Hoxhajt: Duhet besuar në shtetin e Kosovës, jo në propagandën e Daçiqit

Nga: N.H Më: 17 shtator 2019 Në ora: 21:31
Matoshi dhe Pacolli

Ministri në largim i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi i ka dal në mbrojte shefit të tij në partisë, Behgjet Pacolli, duke pohuar se “sa ka kontribuar dhe punuar Behgjet Pacolli për Kosovën, dikush nuk ka kaluar as kilometra, e hiq e me hiq Enver Hoxhaj”.

Postimi i Matoshit në Facebook:

Sa ka kontribuar dhe punuar Behgjet Pacolli për Kosovën, dikush nuk ka kaluar as kilometra, e hiq e me hiq Enver Hoxhaj. 114 njohjet për të cilat flet Hoxhaj, më shume se gjysma janë sjell nga Behgjet Pacolli. Askush nga Kosova nuk duhet të rreshtohët me Daçiqin dhe propagandën e tij. Duhet besuar në shtetin e Kosovës, jo në propagandën e Daçiqit. Nuk është ushqim politika e jashtme për vota, nuk është lufta diplomatike mes nesh, por më Ivica Daçiq dhe Vladimir Cizelj. Atje duhet të përqendrojmë energjinë tonë. Aty përqendrohet Behgjet Pacolli, ndërsa shoku Enver ishte thjesht spektatorë.

Me Serbinë, Pacolli dhe ne fitojmë çdo betejë. Nuk dua që në ketë moment të rendis dështimin dhe shkatërrimin diplomacisë që pasoi Ministrinë e Arsimit që i udhehoqi Enver Hoxhaj. Se sa din Behgjet Pacolli e deshmojnë të veprat e tij, miqtë e tij, zemërgjersia, bujaria e tij dhe dyert e tij të hapur në të gjithë botën që është krejt ndryshe nga disa prej grupeve obstruktive dhe primitive të njohura për të gjithë dhe që kanë pasur për qëllim të pengojnë punë e z. Pacolli dhe të MPJ-së për inate primitive. Sa i përket arritjeve të Z. Pacolli, ai mund të kopjohet vetëm, dhe kopjet janë të këqija kogja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat