Zeka: PEK do të ketë 8 ose 10 deputetë - Bota Sot
Zeka: PEK do të ketë 8 ose 10 deputetë

Aktuale

Zeka: PEK do të ketë 8 ose 10 deputetë

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 22:28
Milaim Zeka

Milaim Zeka, kandidat për kryeministër nga PEK ka qenë sonte i ftuar në T7.

Ai ka thënë se partia e tij do të ketë 8 deri në 10 deputetë, madje sipas sondazheve të bëra, partia e tij ka dalë se është më lartë se NISMA dhe AKR.

“Sipas sondazheve të ndërkombëtarëve kam dalë deputeti ma i votuar si individ, mbi të gjithë deputetët e tjerë. Sondazhet tregojnë PEK në krahasim me NISMA-n dhe AKR-në qëndrojnë shumë më lartë, kanë dalë 7.5 dhe 8.5

As NISMA dhe AKR s’do ta kalojnë pragun, pasi që nëse s’do të kishin frikë, s’do të bënin koalicion.

Kem dashtë me nda murin mes së keqës dhe së mirës dhe në bazë të sondazheve do të hyjmë në parlament me 8 deri në 10 deputetë”.

PEK ka 42 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...