Përplasje e ashpër mes Fitore Pacollit dhe Jetlir Zyberajt për njohjet dhe rolin e Behgjet Pacollit

Aktuale

Përplasje e ashpër mes Fitore Pacollit dhe Jetlir Zyberajt për njohjet dhe rolin e Behgjet Pacollit

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 23:52
Pamje nga debati

Debat i ashpër është zhvilluar ndërmjet dy përfaqësuesve të subjekteve politike për diplomacinë.

Jetlir Zyberaj nga AKR-ja ka thënë se subjektet politike në Kosovë po shërbehen me argumentet e Beogradit për njohjet.

Fitore Pacolli ka thënë se Behgjet Pacolli bën politikë të jashtme sikur të ishte biznes

“Ky ministër [Behgjet Pacolli] në vend se të lobojë për Kosovën lobon nëpër botë për bizneset e tij”, ka thënë Fitore Pacolli.

Ka reaguar Jetlir Zyberaj i cili ka thënë se Behgjet Pacolli ka përdorur buxhetin privat dhe mekanizmat që personalisht ai i ka krijuar në perëndim për lobim në interes të Kosovës.

Zyrtarja e Vetëvendosjes ka thënë se është konflikt interesi nëse një zyrtarë shtetëror përdorë aeroplanin e tij për punë shteti, pasi ajo thotë se në ato raste nuk dihet kush paguan taksat e shpenzimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat