Besian Mustafa: Ibrahim Rugova na la miqësinë me Amerikën - Bota Sot
Besian Mustafa: Ibrahim Rugova na la miqësinë me Amerikën

Aktuale

Besian Mustafa: Ibrahim Rugova na la miqësinë me Amerikën

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 00:05
Besian Mustafa

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Besian Mustafa, ka sqaruar filozofinë rugoviane.

Mustafa, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Rugova nuk ka qenë i ashpër në gjuhë, por ka qenë i mprehtë në veprime.

“Rugova i ka mbajtur të gjithë së bashku. E dini edhe thënien e LDK-së ‘Ne nuk kemi njerëz për të humbur. Po i mbajmë të gjithë së bashku’. Kjo mund të jetë klishe për dikë, por për ne është vlerë që e mbajmë partinë dhe ndërtojmë shtetin. Këtë ne e njohim si filozofi rugoviane”.

Djali i Xhemajl Mustafës – veprimarit të vrarë të LDK-së pas luftës, ka thënë se Rugova e bëri Kosovën pjesë të agjendave botërore.

“Kur askush në botë nuk ka dashur të merret me Kosovën, ka qenë Ibrahim Rugova që trokitur në këto dyer. Pikërisht ai Rugovë na ka lënë miqësinë me Amerikën. Për ne kjo është vlerë që kemi ndërtuar partinë e shtetin”.

Gjatë këtij debati drejtori i programacionit në RTV Dukagjini, Arben Ahmeti ka thënë se për LDK-në paksa është e tejkaluar të merren me veprimet që ka bërë Ibrahim Rugova shumë vite më parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...