“Rasti Liburn Aliu: Ndjekje penale, persekutim apo larje e hesapeve politike” - Bota Sot
“Rasti Liburn Aliu: Ndjekje penale, persekutim apo larje e hesapeve politike”

Aktuale

“Rasti Liburn Aliu: Ndjekje penale, persekutim apo larje e hesapeve politike”

Nga: N.Sh Më: 18 shtator 2019 Në ora: 09:47
Liburn Aliu

Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliut për kinse se ka marrë kartelat e deputetëve për të mos e votuar Demarkacionin me Malin e Zi.

Kështu është cilësuar në aktakuzën e siguruar nga mediat, e kjo po cilësohet si ndjekje penale, persekutim apo larje e hesapeve politike ndaj Aliut.

Ehat Miftaraj nga IKD-ja thotë se, kjo që po ndodh është e frikshme për sigurinë juridike të secilit qytetar në Republikën e Kosovës.

Madje ai e quan edhe persekutim të drejtpërdrejt duke shtuar se kështu veprohet vetëm në vendet diktatoriale.

Më poshtë, lexojeni reagimin e Miftarajt:

Rasti Liburn Aliu: Ndjekje penale, persekutim apo larje e hesapeve politike.

Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuze ndaj deputetit Liburn Aliu per kryerjen e vepres penale nga Neni 409 i Kodit te vjeter penal-Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare".

Sa per informacion te publikut, kjo veper penale konsumohet ne rastet kur kushdo që me forcë apo kanosje serioze, pengon ose tenton të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare ose duke përdorur mjetet e njëjta e detyron atë të kryejë detyrën zyrtare, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

Seanca e Kuvendit te Kosoves, ka qene publike, eshte shikuar nga qindra mijera qytetare te Kosoves, dhe pytja shtrohet nese ndonjeri nga ne ka pare elemente te vepres penale te forces se perdorur nga deputeti, ka kanos seriozisht deputeti dikend?? ka perdor dhune??

Pergjigja eshte JO e madhe.

Kjo eshte e frikshme per sigurine juridike te secilit qytetare ne Republiken e Kosoves. Kjo eshte persekutim i drejtperdrejte.

Keshtu veprohet vetem ne vendet diktatoriale. Keshtu vepron Prokurori i Shtetit qe eshte ne sherbim te pushtetit politik per agjenda ditore.

Prandaj, kjo eshte arsyeja pse IKD kerkon veting te sistemit te drejtesise. Por, jo sic dikush ka deshire qe te behet vetingu, qe te nderrohen disa bartes ne sistemin e drejtesise per t'i vendosur argatet e vet.

Kjo eshte e papranueshme edhe per pushtetin aktual qe e ka sjelle ne kete gjendje sistemin e drejtesise, por eshte e prapranueshme edhe per secilen parti qe synon ta bej te njejten gje, posa ta merr pushtetin.

Veting po, jo persekutim por pastrim te sistemit te drejtesise nga te korruptuarit, nga te politizuarit, nga ata qe nuk kane integritet personal e profesional.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...