Zogiani: PDK e AAK-ja, po i frikësohen diasporës

Aktuale

Zogiani: PDK e AAK-ja, po i frikësohen diasporës

Nga: V.R Më: 18 shtator 2019 Në ora: 09:50
Avni Zogiani

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, është deklaruar se partitë politike që deri sot e kanë patur pushtetin, po i frikësohen diasporës.

Ai, ka thënë se kjo frikë ekziston për shkak se diaspora gjithnjë ka insistuar në ndërtimin e një shteti dhe shoqërie me standarte evropiane, të cilat këto, nuk janë përshtatur me politikën e bazuar në korrupsion.

Zogiani, shtoi se Vetëvendosje nuk ka frikë nga diaspora por përveç tjerash ajo do të angazhojë para se gjithash potencialin intelektual të saj.

Postimi plotë:

Partitë politike që deri sot kanë pasur pushtetin, disi i janë frikësuar diasporës. Ato kanë dashur ta mbushin buxhetin nga paratë e diasporës, por nuk ua kanë dashur as votën, e as kontributin në zhvillim. Arsyeja kryesore për këtë përjashtim është se diaspora ka insistuar në ndërtimin e një shteti e shoqërie me standarde evropiane, të cilat standarde nuk janë përshtatur me politikën e bazuar në korrupsion.

Diaspora ka një kusht që nuk e përballon dot politika e vjetër: politikë që jep llogari, që nuk i shërben veç vet-vetes, por i shërben shoqërisë. Ata e dinë si bëhet kjo, sepse e shohin në vendet ku jetojnë, prandaj nuk blejnë dushk për gogla, siç ndodhë me një pjesë të votuesve në Kosovë.

Me fjalë tjera, politika e korruptuar e di që diaspora nuk e voton, prandaj ka vështirësuar votimin për ta. Madje prepotentët e krijimit të opinionit publik të rreshtuar pas kësaj politike kanë propozuar edhe përjashtimin e diasporës nga votimi. Pra, ua duan paranë, por nuk ua duan votën e as pjesëmarrjen ne vendim-marrje.

 


Sido qe te jetë, kjo do te mbarojë me 6 tetor, ditën e zgjedhjeve.


VETEVENDOSJE! nuk ka frikë nga diaspora, por do ta angazhojë para se gjithash potencialin intelektual të saj.


Pas 6 tetorit, nuk do të jetë më "diaspora punon e ne pushojmë", por diasporës do t'i jepet fjala për rindërtim e zhvillim të shoqërisë.


Këtë e di mire diaspora, prandaj voton VETEVENDOSJEN!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat