Time Kadrijaj intervistohet nga Gjykata Speciale sot në orën 11:00 - Bota Sot
Time Kadrijaj intervistohet nga Gjykata Speciale sot në orën 11:00

Aktuale

Time Kadrijaj intervistohet nga Gjykata Speciale sot në orën 11:00

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 10:23
Time Kadrijaj

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj, do të intervistohet gjatë ditës së sotme nga prokurorët e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.

Ajo do të intervistohet në Prishtinë me fillim nga ora 11:00.

Ndërkohë deri më tani ajo kishte deklaruar se nga prokurorët e Gjykatës Speciale do të intervistohet në cilësinë e dëshmitares.

Nuk dihet ende se për çfarë raste bëhet fjalë për shkak se nuk janë dhënë informacione nga Gjykata Speciale.

Me datën 2 gusht, Kadrijaj përmes një postimi në facebook kishte njoftuar se është kontaktuar nga Gjykata Speciale.

Ajo në një postim në rrjetet sociale kishte shkruar se nuk është aspak e mërzitur, sepse lufta e UÇK-së ka qenë e pastër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...