Ramush Haradinaj: Italia vazhdon ta mbështes Kosovën

Aktuale

Ramush Haradinaj: Italia vazhdon ta mbështes Kosovën

Nga: V.R Më: 18 shtator 2019 Në ora: 12:53

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar sot me ambasadorin Italian Piero Cristoforo Sardi, më të cilin kanë diskutuar për proceset e rëndësishme për Kosovën, përfshi këtu liberalizimin e vizave.

Haradinaj, ka thëeksuar se Kosova po tregon pjekuri të lartë politike dhe demokratike me procesin e zhvillimeve.

Poashtu ka shtuar se përkushtimi institucional do të vazhdojë në temat e rëndësishme, sic është dialogu, rrugëtimi euro-atlantik dhe fuqizimi i brendshëm i vendit.

Postimi plotë:

Italia ndër vite ka treguar kujdes dhe mbështetje të veçantë për vendin dhe ky partneritet duhet të vazhdoj edhe në procese të rëndësishme për Kosovën, siç është liberalizimi i vizave, si një e drejtë e popullit tonë. Në takim të rregullt me Ambasadorin Italian Piero Cristoforo Sardi, theksova se Kosova ka treguar pjekuri të lartë politike dhe demokratike me procesin e ri të zgjedhjeve dhe se përkushtimi institucional do të vazhdojë në temat e rëndësishme, siç është dialogu, rruga euro-atlantike dhe fuqizimi i brendshëm i vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat