Thaçi udhëton për SHBA, merr pjesë në pritjen e presidentit Trump

Aktuale

Thaçi udhëton për SHBA, merr pjesë në pritjen e presidentit Trump

Nga: G.B Më: 18 shtator 2019 Në ora: 13:10
Hashim Thaçi dhe Donald Trump

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është nisur për në SHBA, ku do të ketë takime zyrtare në Iowa dhe New York.

Përmes një komunikate për media, zyra e presidentit ka njoftuar se në Des Moines, kryeqytetin e Iowa-s, me të cilin është binjakëzuar Kosova, Thaçi do të vizitojë pjesëtarët e FSK-së që janë duke ndjekur trajnime në Gardën Kombëtare të shtetit të Iowa-s, përcjell Bota sot.

“Ai po ashtu do të takojë studentet kosovare që kanë shkuar të ndjekin studimet postdiplomike në kuadër të programit “Gratë në energji” të “MFK”. Ndërsa, në New York, presidenti Thaçi do të ndjek punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Takimi kryesor është pritja te Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Donald Trump”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, presidenti Thaçi do të marrë pjesë edhe në darkën e shtruar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, për liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti Thaçi pritet të takojë krerë shtetesh të vendeve nga bota dhe liderë të organizatave ndërkombëtare”, përfundon komunikata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat