Veseli nga Krusha: Lufta kundër korrupsionit, objektiv kryesor - Bota Sot
Veseli nga Krusha: Lufta kundër korrupsionit, objektiv kryesor

Aktuale

Veseli nga Krusha: Lufta kundër korrupsionit, objektiv kryesor

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 13:20
Kadri Veseli

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, mbrëmë ka pasur një takim me krushjanët, ku ka bashkëbiseduar për Planin Kundër Korrupsionit dhe atë për zhvillimin ekonomik.

Veseli ka thënë se krushjanët janë punëtorë të mëdhenj dhe me qeverisjen time do të kenë përkrahje më të madhe për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.

“Në Krushën e kujtesës kombëtare dhe mendimtarit të lirisë, Ukshin Hoti, në një bashkëbisedim të frytshëm me banorët për Planin Kundër Korrupsionit dhe zhvillimin e ekonomisë. Krushjanët janë punëtorë të mëdhenj dhe me qeverisjen time do të kenë përkrahje më të madhe për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme. Lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit është përparësia jonë kryesore, prandaj jetësimi i planit tonë do ta sjellë ndryshimin dhe do ta zhvillojë ekonominë, duke mbajtur rininë këtu. Shpërndajeni në shenjë mirënjohjeje për të gjitha ata që me punën e tyre po i kontribuojnë zhvillimit ekonomik!”, ka shkruar Veseli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...