Lajmi i fundit: Naim Maloku intervistohet nga Gjykata Speciale e Hagës në Slloveni

Aktuale

Lajmi i fundit: Naim Maloku intervistohet nga Gjykata Speciale e Hagës në Slloveni

Nga: N.Sh Më: 18 shtator 2019 Në ora: 14:07
Naim Maloku

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku ka njoftuar se është intervistuar nga Gjykata Speciale e Hagës.

Maloku përmes një postimi në Facebook, ka treguar se sot është intervistuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale e Hagës, në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës në Slloveni.

Maloku është shprehur se ai dhe Prokuroria Speciale ishin palë e barabartë në Gjykatë.

Ja postimi i plotë:

Bashkeluftetar te mi, familjar dhe Miq!

Ju njoftoj qe sot, para pak qastesh, e kreva obligimin tim para Drejtesise se Shtetit tim Kosoves duke e perfunduar intervistimin nga Prokuroria e Gjykates Speciale me seli ne Hage.

Intervistimi eshte kryer ne Gjykaten e Qarkut te Lubjanes, ne prezencen dhe udheheqjen e gjyqetares se kesaje Gjykate ,si dhe konform Ligjeve dhe Juridiksionit Slloven.

Une dhe Prokuroria Speciale ishim pale te barabarta ne Gjykate.

E falenderoi Gjykaten e Qarkut te Lubjanes dhe Shtetin Slloven per korektesine dhe mbrojtjen e te drejtave te mia si pale!

Lubjane: 18.09. 2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat