Pacolli- Weidinger diskutojnë për avancimin e marrëdhënieve Kosovë-Austri

Aktuale

Pacolli- Weidinger diskutojnë për avancimin e marrëdhënieve Kosovë-Austri

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 14:08
Behgjet Pacolli dhe Christoph Weidinger

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Kosovës Behgjet Pacolli ka pritur sot në takim ambasadorin Christoph Weidinger që do të jetë përfaqësuesi i ri i Austrisë në Prishtinë.

Me këtë rast, ministri Pacolli i uroi mirëseardhje ambasadorit Weidinger si dhe suksese në punën e tij.

“Kemi ndërtuar traditë të marrëdhënieve të mira bilaterale dhe bashkëpunimit në mekanizmat ndërkombëtarë.  Austria ka qenë ndër vendet e para që ka kuptuar mirë zhvillimet në Kosovë e që i ka treguar botës për Kosovën”, tha Pacolli.

Ai theksoi se Kosova është shtet i potencialeve të mëdha dhe shtoi se është i kënaqur që investitorë austriakë tanimë kanë investuar në Kosovë. 

Ndërsa, ambasadori Weidinger u shpreh se do të vazhdojë të punojë për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes dy shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat