Asamblisti i AAK-së kalon në Nisma

Aktuale

Asamblisti i AAK-së kalon në Nisma

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 14:31
Berat Asllani, ka kaluar në partinë Nisma Socialdemokrate

Asamblisti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Vushtrri, Berat Asllani, ka kaluar në partinë Nisma Socialdemokrate.

Këtë e ka bërë të ditur ministri Endrit Shala nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

“Familja Asllani njihet për atdhedashurinë dhe Idrizi madje ishte edhe i burgosur politik, andaj bashkimi i tyre me Nismën Socialdemokrate na bënë edhe krenarë e edhe borxhli për të punuar për Kosovën që e meritojmë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Jam shumë i lumtur që sot i urova mirëseardhje në Nismën Socialdemokrate Berat Asllanit, asambleistit më të votuar të AAK-së në Vushtrri.

Djalit të luftëtarit Idriz Asllani i cili ishte luftëtar i orëve të para të UÇK-së.

Familja Asllani njihet për atdhedashurinë dhe Idrizi madje ishte edhe i burgosur politik, andaj bashkimi i tyre me Nismën Socialdemokrate na bënë edhe krenarë e edhe borxhli për të punuar për Kosovën që e meritojmë.

Berati i cili ka qenë edhe shef i Inspeksionit në Vushtrri, i ka besuar vizionit të Nismës për ta udhëhequr shtetin në mënyren më të dinjitetshme.

Faleminderit që po i bashkoheni kauzës tonë për tu bërë bashkë për shtetin

E.SH

#BashkëpërSh8in

#MeFatmirLimajnKryeministër

#Nisma122

#EndritShala8

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat