“Vjosa Osmani do të fitoj, siç ka fituar dikur Ibrahim Rugova”

Aktuale

“Vjosa Osmani do të fitoj, siç ka fituar dikur Ibrahim Rugova”

Nga: V.R Më: 18 shtator 2019 Në ora: 16:47
Vjosa Osmani

I këtij mendimi është zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, i cili ndër të tjera, për “Bota sot”, tha se Vjosa Osmani është e vetmja kandidate serioze për kryeministre, brenda karakterit të saj konstant dhe konsistent, vijë moderne të LDK-së.

Gecaj, tutje, për “Bota sot”, ka thënë se është i bindur se Vjosa Osmani do të shënoi fitore si në kohën e Ibrahim Rugovës.

“I vetmi kandidat/e që po zhvillon fushatë brenda karakterit të saj konstant e konsistent, vijës tradicionale dhe asaj moderne të LDK-së, por mbi të gjitha në përputhje me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, është Vjosa Osmani. Prandaj jam i bindur dhe i sigurt se këtë herë Kosova do të votojë LDK-në dhe Vjosa Osmanin si në kohën e Ibrahim Rugovës. Do ta bëjnë këtë për hir të sakrificës së gjeneratave të tërë, për hir të vendit dhe për hirë të ardhmërisë së sigurt të fëmijëve dhe familjeve të tyre”, tha ai.

Gecaj, tha poashtu se kandidatët tjerë nuk e kanë energjinë, as përkrahjen e as sinqeritetin e Vjosa Osmanit.

“Kandidatët tjerë nuk e kane as energjinë, as përkrahjen e as sinqeritetin e kandidatës së LDK-së. Kadri Veseli, në stilin mbrojtja më e mirë është sulmi vet, mundohet dëshpërueshëm t’i bind qytetarët e Kosovës se krimin, korrupsioni dhe nepotizmin do ta largojnë ata të cilët kanë investuar vzhdueshëm në këto dukuri të shëmtuara tani e njëzet vite radhazi. Ramush Haradinaj mundohet te mbuloi gjithë paaftësinë dhe keqqeverisjen e tij me një tarifë (taksë) prej 100 përqindësh të vendosur ndaj Serbisë, pra, tenton t’u hedh hi syve popullit me një fushatë populiste në palcë, por krejtësisht shterpë në substance”, tha ai.

Sipas Gecajt, Albin Kurti, për dallim nga mbulesa fiktive të cilën e përdor Haradinaj, tenton të përdor një mbulesë tjetër, atë psikologjike, për t’ua hedh qytetareve duke pretenduar se ai dhe lëvizja e tij kanë ndryshuar, se nuk janë më ata adoleshentët e dhunshëm, dhe se respektojnë shtetin dhe simbolet e Kosovës të krijuar me mund, djers e gjak.

“Megjithatë, populli thotë se “ujku ndërron qimen, por jo zanatin”! Është e qartë se tjerët pretendente nuk kanë as gjasat më të vogla për të fituar pozitën e kryeministrit të vendit, andaj edhe nuk po merrem me ta”, tha Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat