Hoti: Veseli s’i merr vendimet në PDK, partia ka tjetër kryetar - Bota Sot
Hoti: Veseli s’i merr vendimet në PDK, partia ka tjetër kryetar

Aktuale

Hoti: Veseli s’i merr vendimet në PDK, partia ka tjetër kryetar

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 21:28
Avdullah Hoti

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka sulmuar Partinë Demokratike të Kosovës.

Hoti tha se në PDK vendimet s’i merr Kadri Veseli. Sipas tij, “aty është një president tjetër, Veseli është vetëm përçues i vendimeve të tij”.

“Për dallim nga LDK-ja që aty i marrim vet ne, s’konstruktohemi nga askush. Vjosa Osmani i çon përpara vendimet që merren brenda partisë”, tha ai.

Hoti tha se në LDK, asnjëherë asnjë ministër s’ka pasur aktakuzë.

“Kemi pasë para shumë vitesh një ministër e ai brenda ditës ka dhënë dorëheqje. Në qeveritë që ishte deri tash pati më shumë se pesë”, tha ai.

Hoti i është drejtuar Krasniqit duke thënë se “po distancoheni nga korrupsioni, e në parti keni individë me aktakuza”.

Sipas Avdullah Hotit, gjatë mandatit të PAN-it në krye me kryeparlamentarin Kadri Veseli, në çdo seancë ka pasë vetëm shtyrje e dështime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...