Memli Krasniqi: Vjosa Osmani s’ka fuqi ta udhëheqë Qeverinë, nuk e di a ka nënshkruar vendim ndonjëherë

Aktuale

Memli Krasniqi: Vjosa Osmani s’ka fuqi ta udhëheqë Qeverinë, nuk e di a ka nënshkruar vendim ndonjëherë

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 21:47
Vjosa Osmani

Memli Krasniqi nga PDK sonte në Interaktiv ka thënë se Vjosa Osmani as nuk e ka fuqinë e as pavarësinë për të udhëhequr Qeverinë e ardhshme.

Krasniqi thotë se ajo nuk ka fuqi as brenda partisë së saj, pasi që vendimet i merr Isa Mustafa.

‘’Vjosa Osmani nuk ka asnjë përvojë fare me ekzekutiv, nuk e di a ka nënshkru ndonjë vendim ndonjëherë. Se ka forcën, sepse është e varur nga Isa Mustafa, Lutfi Haziri apo Agim Veliu në LDK. Nuk është as autonome e as e pavarur në vendimmarrje, e as të vendos për ministrat. Kjo tregon se ekipi s’do të jetë i saj, por i Isa Mustafës’’, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi mendon se asnjë kandidat tjetër nuk mund të krahasohet me Kadri Veselin për kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat