Molliqaj: Me Vetëvendosjen s’kemi idhnime, që të kemi pajtime - Bota Sot
Molliqaj: Me Vetëvendosjen s’kemi idhnime, që të kemi pajtime

Aktuale

Molliqaj: Me Vetëvendosjen s’kemi idhnime, që të kemi pajtime

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 21:47
Dardan Molliqaj

Kandidati për deputet nga PSD, Dardan Molliqaj, ndër të tjera ka folur edhe për incidentin e tij që ndodhi javën e kaluar, mes tij dhe anëtarit të Vetëvendosjes Haki Abazit.

Sa u përket Vetëvendosjes ne nuk kemi idhnime për me pas pajtime,  në VV ka kandidatë që janë rrah fizikisht me anëtarë të PDK-së dhe vazhdojnë të dalin në debate. Liburn Aliu edhe Rexhep Selmi  janë rrahur me anetarë të  PDK-së .

Molliqaj gjithashtu ka përmendur rastin i cili ka ndodhur javën e kalur, ku pas një emisionin ai bashke me Haki Abazin janë sulmuar fizikisht.

“Mes meje dhe Haki Abazit ka pasur debat dhe jo konflikt fizik”, tha ai

Kandidati për deputetet nga PSD ka thënë se edhe PDK-ja në vitin 2017 ikte nga studiot televizive dhe u mundoke të përfaqësohet nga disa përfaqësues të shoqërisë civile që formalisht nuk ishin në PDK.

“Të njëjtit që kanë mbrojtur PDK-në në vitin 2017 po e mbrojnë Vetëvendosjen tash”, tha Molliqaj.

Molliqaj gjatë emisionit “Debat Plus” ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë ku ka thënë se e vetmja pikë në Ballkan që ka mbet pa u përfunduar është çështja e Serbisë dhe Kosovës.

“E vetmja pikë që ka mbet në ballkan pa u përfunduar është Kosova dhe Serbia”,tha ai.

“Kosova është në rrezik së është refuzu  Zajednica , është refuzu nga opozita ideja e shkëmbimit te territoreve, pse ka rrezik se faktori ndërkombëtar po lyp vendim të shpejt dhe Serbia është ajo që e ndikon këtë marrëveshje”, tha Molliqaj.

Hardinaj ka qenë bashkë me neve në këtë aspekt.

Gjithë ata që besojnë që Serbia nuk mund me i qit kushte Serbisë janë për një pozicion të tretë .

”Nëse çmimi është territor për opsionin që na e përfaqësojmë, ai  është i papranueshëm na nuk dorëazohemi. Qëndrimi është i paluhatshëm”, tha në fund Molliqaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...