Hoxhaj thotë se PDK është subjekti më i madh politik në Kosovë

Aktuale

Hoxhaj thotë se PDK është subjekti më i madh politik në Kosovë

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 22:31
Enver Hoxhaj

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Hoxhaj ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme që priten të mbahen me 6 tetor. Sipas disa parametrave matës, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK priten të dalin dy partitë më të votuar në Kosovë. Por ndryshe mendon Hoxhaj.

“Ne jemi subjekti më i madh politik në Kosovë”, ka thënë Hoxhaj.

“Kemi parametrat e saktë se kështu do jemi edhe pas datës 6 tetor. Kemi pasur zgjedhjet e brendshme dhe në gjithë procesin e zgjedhjeve kanë marrë pjesë diku më shumë se 50 mijë persona. Dhe nëse nga 50 mijë persona, secili sjellë nga 3 vota atëherë është një numër goxha i madh”

Tutje Hoxhaj thotë se edhe në të kaluarën ka pasur pretendime se PDK nuk do të dalë e para por që ka ndodhur ndryshe.

“Edhe në vitin 2014 kemi pasur pretendime se PDK nuk do të jetë e para, por në vitin 2014 kemi pasur fitore të pastër. Dhe pastër do fitojmë përsëri”, ka shtuar tutje ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat