Matoshi thotë se ideja e ndryshimit të kufijve u përdor për poena politikë

Aktuale

Matoshi thotë se ideja e ndryshimit të kufijve u përdor për poena politikë

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 22:59
Fatmir Matoshi

Ministri i Mjedisit në detyrë dhe kandidati i AKR-së për deputet nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Matosh,i ka thënë se ide konkrete për korrigjim të kufijve nuk ka parë.

Matoshi ka thënë se idetë për korrigjim kufijsh më shumë kanë qenë dëshira të Presidentit Thaçi.

Ai ka thënë se kjo temë më tepër është përdorur si mjet propagandues për poena politikë.

“Mendoj që debat më i rëndësishëm se “korrigjimi i kufijve” do të ishte pajtimi i Dardan Molliqajt me Vetëvendosjen”, ka treguar ai në RTV Dukagjini.

Zyrtari i AKR-së ka thënë se çështjet e kufijve Kosova i ka të rregulluar me Kushtetutë dhe ata kufij janë të njohur ndërkombëtarisht.

Ai ka thënë se çështjet e demarkimit të kufijve edhe në të kaluarën nuk i kanë shkuar mirë Kosovës dhe sipas tij edhe demarkimi i kufirit me Serbinë nuk është i lehtë.

“Si temë më tepër të çon mallim e një legjende që ndonjë subjekt e përdorë për të kritikuar një tjetër”, tha më tej Matoshi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat